Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar hapat që kanë ndërmarrë si qeveri në sektorin e bujqësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se fermeri i Kosovës është më i përkrahuri në rajon, shkruan Arbresh.info.
“Rekord i tokës së punuar. Rekord i përkrahjes financiare për fermerë. Me qeverinë tonë, fermeri i Kosovës është më i përkrahuri në rajon. Patëm premtuar që do ta reformojmë e përmirësojmë sektorin e bujqësisë, nëpërmjet eliminimit të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të atëhershëm.”, u shpreh ai.
Ai tha se për këto tri vite janë ndarë mbi 226 milionë euro mbështetje financiare për fermerë përmes subvencioneve dhe granteve.
“Buxheti për bujqësi në vitin 2023 arriti vlerën më të lartë ndonjëherë, mbi 100 milionë euro, duke tejkaluar kështu edhe premtimin tonë. Për herë të parë subvencionohen nafta dhe plehu bujqësor.”, shtoi ai.
Kryeministri tha se sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjahstë kultura të reja.
Ai shtoi se eksporti i produkteve bujqësore ka shënuar rritje të vazhdueshme.
“Në vitin 2023 ishte për 29% më i lartë se në vitin paraprak.”, ka shkruar shefi i qeverisë.
Ai tha se për sivjet janë siguruar 26.4 milionë euro për ujitje dhe agroturizëm nga marrëveshjet ndërkombëtare, ndërkohë për tri vjet janë pyllëzuar mbi 563 ha sipërfaqe të zhveshura të pyjeve dhe mbjellë mbi 1.4 milionë fidane.
“E për të siguruar meritokracinë që ka munguar në të kaluarën, përveç mirëbesimit në rritje, janë realizuar shumë kontrolle të rregullta. Vetëm në vitin 2023 janë bërë mbi 10 mijë sosh, ku në 7 komuna kontrolla është realizuar deri në 100%.”, ka shkruar kreu i qeverisë.
Ai u shpreh i lumtur e krenarë që kanë mbështetur mbi 30 mijë fermerë meritor çdo vit./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?