Kurti për vdekjen e shkrimtarit boshnjak: Puna e tij, nga poezia deri te skenari, ka prekur shumë jetë

16:59 | 24 Mars 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për vdekjen e shkrimtarit boshnjak, Abdulah Sidran.

Me anë të një postimi në “X”, ai është shprehur i mërzitur nga vdekja e shkrimtarit duke thënë se puna e tij ka prekur shumë jetë, shkruan Arbresh.info.

“I pikëlluar thellësisht nga vdekja e Abdulah Sidran, një figurë monumentale në letërsinë boshnjake dhe një ‘shpirt i vërtetë i Sarajevës’. Puna e tij, nga poezia deri te skenari, ka prekur shumë jetë.”, ka shkruar Kurti.

“Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që vuajnë këtë humbje të madhe.”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme