Google ADS

Vërshime të shpejta e erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

15:54 | 24 Mars 2024
E.G

Komuna e Prishtinës u ka bërë qytetarëve që të kenë kujdes pasi sonte pritet të ketë vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë natës.

Me anë të një postimi në Facebook, komuna thotë që qytetarët të kenë kujdes  dhe të rrinë larg pemëve dhe objekteve e shtyllave elektrike, shkruan Arbresh.info.

“Të nderuar qytetarë,  Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:  0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Arbresh.info/

Të ngjashme