IHMK paralajmëron rrezik për vërshime të shpejta në Prishtinë

14:45 | 24 Mars 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar rreziqe për mundësi të vërshimeve të shpejta.

Sipas IHMK-së, probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind ndërsa mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind.

“Zonat e prekura të ndjeshme nga rrëshqitjet janë: Shumë e lartë 6 km katrorë, e lartë: 72 km katrorë dhe e moderuar 312 km katrorë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme