Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka njoftuar se sot është ngritur statusi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO, teksa theksoi se ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble. Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO.
Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje.
Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amandamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë.
Si Kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës.
E një falënderim të veçantë i dedikova sot përmes komunikimit që kisha me telefon presidentit të Asamblesë z. Michal Szczerba, të cilit po ashtu i shpreha pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave tona të përbashkëta./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek