Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar tre veprimtarët e njohur shqiptar që u vranë me 24 mars, ditën kur NATO filloi bombardimet e caqeve serbe.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar kryesindikalistin Agim Hajrizi dhe politikanin Latif Berisha të vrarë në Mitrovicë, dhe avokatin Bajram Kelmendi i vrarë në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
“Teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardonin e caqeve të forcave serbe, si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, kriminelët serb vranë tre veprimtarë të njohur shqiptarë. Në Mitrovicë vranë kryesindikalistin Agim Hajrizi dhe politikanin Latif Berisha, e në Prishtinë vranë avokatin Bajram Kelmendi”, ka shkruar Kurti.
“Agim Hajrizi, sindikalisti i paepur, Kryetari i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e ’90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin”, tha Kurti.
“Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit”, u shpreh Kurti.
“Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrarë”, shtoi Kurti.
Në fund, Kurti ka theksuar se e përkujtojmë dhe e ruajmë historinë dhe angazhimin politik të veprimtarëve ndër breza.
“Vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës. E përkujtojmë dhe e ruajmë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të verpimtarëve tonë ndër breza. I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin! Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës!”, tha Kurti./Arbresh.info
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...