Janë bërë gati të gjitha përgatitjet për të filluar në prill regjistrimi i popullsisë, duke përfshirë edhe komunar në veri të vendit.
Kështu bëjnë të ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) në një përgjigje për Arbresh.info
Regjistrimi është planifikuar nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërkaq këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.
“Regjistrimi i Popullsisë fillon nga 05 Prill deri më 17 Maj 2024. Për Diasporën duhet të plotësohet Formulari S1 – Pyetësori për anëtarët e Ekonomisë familjare të cilët jetojnë jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e ASK-së.
Tutje, ASK njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet për kryerjen e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024”, thuhet tutje në përgjigjen e ASK-së për Arbresh.info
Ndër tjerash, thuhet se aktualisht janë duke mbajtur trajnime rreth 900 mbikëqyrës në shtatë qendra rajonale.
“Aktualisht janë duke u mbajtur trajnimet për Mbikëqyrës (rreth 900 mbikëqyrës) në 7 Qendra Rajonale”, shprehen nga ASK.
Në rast se pjesa veriore nuk pranon të merr pjesë në këtë regjistrim të popullsisë, përgjegjësia mbetet tek Qeveria e Kosovës.
Kështu thotë, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Nushi për Arbresh.info thotë se me sa ka parë, tanimë ky proces ka shumë probleme.
“Me sa e parë pa dhe përcjell procesi tashmë ka shumë probleme, edhe e kam ndëgju edhe ish drejtorin e statistikave që edhe procesi që është planifiku ka me dështu. Kam shumë dyshime që ka me u bë mirë siç duhet”, thotë ai.
Kurse një refuzim i mundshëm nga pjesa veriore, Nushi shprehet se përgjegjësia është vetëm e Qeverisë Kurti.
“Refuzimi i pjesës veriore është përgjegjësi e qeverisë sepse qeveria është për krejt qytetarët tanë. Nëse nuk ka mbërri që të paktën më i integru që të paktën me u regjistru, atëherë sigurisht që përgjegjësia bien mbi qeverinë”, shton Nushi.
Dy javë më parë, Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte hapur një konkurs për OJQ-të vendore dhe/apo ekspertë për fushatë sensibilizimi dhe informimit lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, ndërkohë që pritet të nisë edhe fushata për njoftimin e qytetarëve lidhur me regjistrimin.
Më 22 nëntor 2023, Qeveria e Kosovës , shtyu përsëri edhe për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, atëkohë ishte shprehur se procesi i regjistrimit “nuk është menaxhuar mirë” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Qeveria kishte vendosur ta shtynte për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, dhe kishte paraparë që ai të niste më 1 nëntor.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas regjistrimit të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion.
Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin./Arbresh.info./Kujtesë Berisha/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...