Google ADS

Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës

08:48 | 24 Mars 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë e poshtme të Podujevës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme