Google ADS

Beppe Marotta njofton largimin nga Interi pas përfundimit të kontratës

18:31 | 23 Mars 2024
E.K

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka bërë një njoftim befasues, duke zbuluar se ai do të largohet nga pozita e tij pas përfundimit të kontratës në 2027, për tu fokusuar më shumë në punën me lojtarët e rinj.

Shefi i Interit, i cili ka shpenzuar tetë vite në pozitën e njëjtë me Juventusin mes vitvev 2010 dhe 2018, ka njoftuar se ai do të largohet në 2027.

Duke marrë parasysh se ai u emërua në këtë pozitë në 2019, atëherë ai do të kalojë kohën e njëjtë si shef i Interit dhe Juventusit.

“Kur të mbarojë kontrata ime me Interin, unë do të largohem për tu fokusuar tek të rinjtë”, ka thënë Marotta.

“Sektori i të rinjve është aseti më i rëndësishëm i çdo klubi. Unë jam shumë i bindur se t’i bësh të paguajnë lojtarët e rinj për këtë sport është gabim. Duhet të jetë falas”, është shprehur ai.

“Në këtë mënyrë, do të bëhej më e lehtë për familjet e varfëra po ashtu, ku aty shpeshherë fshihen talentë të futbollit”, përfundoi ai.

Është sugjeruar se Marotta nuk do të punojë për ndonjë klub tjetër italian në një të ardhme të afërt, por do të mbetet i përfshirë në futboll.

Interi ka ende edhe tri sezone të plota pas përfundimit të sezonit aktual, para se kontrata e Marottas të skadojë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme