Në media gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi se krerët institucionalë të Kosovës janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se në atë letër nuk ka asgjë të pazakonshme.
Sipas saj kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do votohej raporti për anëtarësim me datë 27 mars, në Komitetin për Çështje Politike.
“Kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do votohej raporti për anëtarësim me datë 27 mars, në Komitetin për Çështje Politike. Procedura standarde është që letra e krerëve të shtetit aspirues për anëtarësim duhet të përkushtohet për t’iu përmbajtur raportit që propozon anëtarësimin e shtetit të ri. Letra nuk është asgjë më shumë sesa një formalitet që duhet përmbajtur, kurse pjesëve të raportit të cilave u referohet letra nuk janë pjesë e saj por referencë tek Opinioni i Raportueses Bakoyannis”, shkruan ajo në reagimin e saj në Facebook.
Tutje ajo thotë se opinioni për Kosovën e përmend megjithatë marrëveshjen bazike në tërësinë e saj, duke e përfshirë edhe nenin 7 që nënkupton një organizatë në formatin e asociacionit.
“Pra, ajo pjesë e raportit i referohet tërësisë së obligimeve që rrjedhim nga marrëveshja bazike, e ku hyn njohja de facto, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, barazia sovrane, e gjithashtu edhe organizata nga neni 7”, shkruan ajo./Arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...