Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet deklaroi se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar në votimin për anëtarësim në muajin maj. Ai ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të përfitojnë edhe serbët e Kosovës.
Knaus në profilin e tij në “X”, shkruan se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reforma të rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet dhe mbi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës!”, shkruan Knaus.
Gjithashtu, ai ka përmendur disa pika të marrëveshjes së Ohrit, e cila thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
“Të dyja palët do të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes. Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.”, ka shkruar Knaus./Arbresh.info
🇽🇰🇪🇺 towards a breakthrough 2024
Kosovo joining the Council of Europe is good for everyone: the 🇽🇰government commits before accession to important post-accession reforms, based on @coe standards & on the European Convention of Human Rights.
ALL Kosovo citizens benefit.
Kosovo… https://t.co/075byQW7NZ pic.twitter.com/Ul1DYfMHee
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) March 23, 2024
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...