Sveçla takon homologun e tij italian, diskutojnë për situatën e përgjithshme të sigurisë

12:09 | 23 Mars 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me ministrin e brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi.

Ministri bën të ditur se kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë.

“Takim i frytshëm me homologun tim, Ministrin e Brendshëm të Italisë Matteo Piantedosi.
Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për bashkëpunimin që gëzojnë dy ministritë tona dhe për gatishmërinë për zgjerim të këtij bashkëpunimi”, shkruan ministri Sveçla.

Tutje ai njofton se e ka falënderuar ministrin Piantedosi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë si aleat.

“Falënderova Ministrin Piantedosi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë si aleat i yni në ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve tona. U pajtuam që të konkretizojmë dhe më shumë bashkëpunimin përmes takimeve dhe vizitave të ndërsjella”, shkruan Sveçla në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme