Google ADS

Kusari-Lila kujton Madeleine Albright në dy vjetorin e vdekjes së saj

12:04 | 23 Mars 2024
K.B

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kujtuar ish sekretaren Madeleine Albright në dy vjetorin e vdekjes së saj.

Kusari-Lila e kujtonë atë si grua inspiruese dhe të fortë, karakteri i të cilës u farkua nga secila përvojë e rëndë e jetës.

Në shkrimin e saj, ajo thotë se për popullin e Kosovës zonja Albright ajo është vetë personifikimi i lirisë dhe shtetit tonë.

“Për popullin liridashës të Kosovës znj. Albright nuk është vetëm një mbështetëse e madhe, ajo është vetë personifikimi i lirisë dhe shtetit tonë. Këmbëngulja e saj për fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve policore ushtarake serbe 25 vite më parë, ishte garancia kryesore për lirinë e Kosovës”, shkruan ajo, raporton Arbresh.info

Shkrimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Dy vite më parë pushoi së rrahuri zemra e ish-Sekretares së Shtetit, gruas që rishkroi rregullat e diplomacisë botërore për lirinë, demokracinë dhe barazinë mes grave dhe burrave, znj. Madeleine Albright!

Grua inspiruese dhe e fortë, karakteri i të cilës u farkua nga secila përvojë e rëndë e jetës.
Refugjate që në fëmijërinë e hershme nga fashizmi i luftës së dytë botërore, e përndjekur politikisht nga Çekosllovakia komuniste pas luftës së dytë, Sekretarja Albright mbajti të fortë brenda vetes, dedikimin e palëkundur për lirinë dhe demokracinë e gjithë popujve kudo që kishte ndikim dhe mundësi.

Për popullin liridashës të Kosovës znj. Albright nuk është vetëm një mbështetëse e madhe, ajo është vetë personifikimi i lirisë dhe shtetit tonë.

Këmbëngulja e saj për fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve policore ushtarake serbe 25 vite më parë, ishte garancia kryesore për lirinë e Kosovës.
Për gratë në politikë kudo në botë, znj. Albright udhëhoqi me shembullin e saj, largoi pengesat që natyrshëm ju vihen grave në politikë dhe vazhdoi të avokoi për tjerat që do pasojnë në atë rrugë.

Është shumë e vështirë të gjendet apo të krahasohet me këdo tjetër, se znj. Albright u ngrit dhe qëndroi lart në pieadestal jo për pozitat që mbante, por për punën që bënte, vlerat që përfaqësonte dhe rrezatimin e inspirimin që përqonte.

Sekretarja Albright padyshim ka shkruar kapitullin e saj unik në diplomacinë botërore dhe si e tillë ka hyrë në histori përjetësisht, e veçantë dhe e paharruar, përgjithmonë!

Pusho në paqe ëngjulli ynë mbrojtës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme