Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu mbështetjen e tij për Princeshën e Uellsit Kate Middleton përmes një mesazhi në rrjetet sociale, pasi ajo deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer.
Në rrjetin social “X”, Presidenti Begaj uroi për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën, duke theksuar forcën dhe hirin që e karakterizon atë.
“Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën Kate—shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon,” shkroi ai.
Lajmi për diagnostikimin e saj me kancer vjen dy muaj pasi princesha e Uellsit u largua përkohësisht nga jeta publike, pasi siç u raportua iu nënshtrua një operacioni për një gjendje abdominale jo kancerogjene në muajin janar.
Përmes një video-mesazhi, Kate Middleton tha se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”./euronews
LEXO EDHE:
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion