Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh tepër i zhgënjyer pas humbjes ndaj Kilit me rezultat 3-0 në miqësoren e zhvilluar në Parma.
Ai ka thënë se lojtarët e dinë se asnjë ndeshje nuk e konsideron si miqësore, ndërsa shtoi se po të kishte VAR, goli i parë do të anulohej.
“Futbolli kështu është edhe fitohet edhe humbet. Ne kemi fituar me Çekinë 3-0, sot u mërzita shumë për golat e dytë dhe të tretë që erdhën në minutat e fundit”.
“Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili dhe Suedi janë të dyja të forta me lojtarë që janë mësuar të luajnë në Botëror dhe Evropian”.
“Tre gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një garë shumë të rëndësishëm përpara”.
“Në 25 minuta nuk bëmë aspak mirë, na mungoi intensiteti. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intensitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë”.
“Do ta shikojmë ndeshjen me qetësi nesër. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 3-0 ishte shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet rritëm për të shkuar në Evropian me mënyrën e duhur”, ka thënë Sylvinho. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...