Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin janar 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Në raportin e publikuar nga ASK thuhet se më shumë energji elektrike ka pasur në dispozicion në Janar 2024 sesa në atë të 2023.
“Më pak thëngjill i prodhuar 2024 sesa në Janar 2023. Gjatë muajit Dhjetor të vitit 2023 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 853.83 GËh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh apo 12.69 % më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.
Tutje thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.91%. (janar 2024), ndërsa prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.89 mijë ton, 13.33%më pakë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...