Mbahet takim i përbashkët i policisë dhe përfaqësueseve të fshatrave në Prizren

16:17 | 22 Mars 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se kanë mbajtur takimin e përbashkët më komandantin e Stacionit Policor Prizren-Veri, Kapiten Haxhi Kabash me stafin e tij si dhe përfaqësuesve të fshatrave të zonës së përgjegjësisë së këtij stacioni.

Në njoftimin për media nga Policia thuhet se takimi ishte thirr nga komandanti i stacionit me qëllim që drejtpërdrejt nga përfaqësuesve të fshatrave të njoftohet për situatën e sigurisë në fshatrat e tyre dhe në zonën në përgjithësi.

“Takimi ishte mjaft i frytshëm dhe i mirëpritur nga përfaqësuesit e fshatrave, gjatë takimit u shqyrtuan çështje të ndryshme të sigurisë dhe nga të dy palët u zotua për të shtuar bashkëpunimin me qëllim të ngritjes së sigurisë në fshatrat dhe lagjet ku ata banojnë si dhe në tërë zonën në përgjithësi”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme