Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media ka folur për qeverisjen e tij në tre vjetorin e Qeverisë Kurti II.
Kurti ka theksuar se tri vitet e qeverisjes së tij ishin përplot sfida, por edhe të arritura. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe e arritura kryesore është se Kosova është ngritur në ekonomi me rritje prej 6.2% të bruto-produktit vendor, dhe kjo rritje është shpërndarë përmes pakove të ndryshme.
Kurti, ka thënë se janë krenar dhe ballëhapur në shënimin e trevjetorit prej kur e ka marrë Qeverinë në dorë, duke numëruar ato që ai i ka quajtur suksese
Gjithashtu, ai ka përmendur ballafaqimin me pandeminë, inflacionin, krizën energjetike e deri tek subvencionimet ndryshme të dhëna, siç ka thënë ai gjithandej.
Tutje, Kurti ka theksuar se sfidat kryesore dhe që i kanë marr shumë kohë kanë qenë një dyzinë ligjesh të reformave substanciale, sociale, ekonomike dhe të drejtësisë në Kosovë, e siç shtoi ai ato kanë ngelur të bllokuara në Gjykatën Kushtetuese dhe se një pjesë e tyre janë deformuar ose anuluar. Madje i ka bërë thirrje që të garojë në zgjedhje.
Kurti ka folur edhe për rrugët që akoma nuk kanë përfunduar, përfshirë atë në rrugën Gjilan-Prishtinë.
“Do t’i përfundojmë punët që qeverisjet e kaluara i lanë keq dhe në gjysmë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?