Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa shënojmë 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe synimi për anëtarësim në NATO”.
Me anë të një postimi në Faceebook, Haradinaj ka shkruar se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë, në marsin e vitit 1999.
“Kjo aleancë politiko-ushtarake u vendos në mbrojtje të popullit të Kosovës dhe vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit, duke ofruar ndihmë në ngritjen e kapaciteve të Ushtrisë sonë dhe duke qenë garantues i sigurisë së vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Gjithashtu, ai është shprehur se diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive dhe roli i tyre është shumë i rëndësishëm në arritjen e synimeve tona si shtet./Arbresh.info
Rama: Unaza e Madhe e Tiranës gati në fund të këtij viti
Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së: E deshte Atdheun dhe u fli...
Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda k...
Mediat zvicerane e konfirmojnë: Amir Saipi ka vendosur që ta...
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Me foto mes kanabisit, Salianji apel nga qelia për pjesëmarr...