Ministria e Sportit ndan 14.5 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.
I pari i MKRS-së ka vazhduar të shpalos plane rreth rinovimit dhe ndërtimeve të stadiumeve në gjithë Kosovën.
Kësaj radhe, Çeku ka njoftuar se ka ndarë 14.5 milionë euro për rinovimin e tërësishëm të stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.
Njoftimi i tij erdhi nga profili privat në Facebook, ku njoftoi se me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.
Postimi pa ndërhyrje i Çekut
Stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.
Kemi ndarë 14.5 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani