Kafeja nëse konsumohet pa sheqer e kremra të shtuar, konsiderohet të jetë e shëndetshme për organizmin.
Dietologët kanë vlerësuar se kafeja e llojit espresso është shumë e mirë për shëndetin pasi ndihmon trurin të funksionojë më mirë, raporton India.com
Espressoja është një mënyrë e mirë për të ngritur nivelin e energjisë në mëngjes.
Ajo ndihmon kundër peshës së tepërt duke rritur metabolizmin dhe duke ndihmuar në djegien e kalorive.
Kjo kafe ndikon në disponim duke rritur nivelin e hormonit të quajtur dopamine, që ndikon në përmirësim të humorit.
Niveli i kafeinës që gjendet në kafenë e llojit espresso, rrit edhe nivelin e fokusimit, gatishmërisë, memories dhe reagimit të shpejtë.
Konsumimi i espressos ndihmon në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2, si dhe sëmundjet si Parkinsoni dhe Alzheimeri.
Espresso mund të ndihmojë edhe për të mbrojtur shëndetin e mëlçisë duke ulur rrezikun nga sëmundja e cirrozës dhe kanceri i mëlçisë.
Kjo kafe rekomandohet të konsumohet ne filxhanë nga qelqi apo porcelani e jo në gotë plastike, pasi kur plastika ngrohet mund të lirojë toksina të dëmshme për organizmin.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...