Ja kush është lojtari më pagën më të lartë në Premier League

12:58 | 22 Mars 2024
KRG

Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar top 5 lojtarët me pagën më të lartë në ligën angleze.

Sipas të përdishtshmës franceze, listës i prin lojtari i Manchester City, Kevin de Bruyne, cili ka pagë më shumë së dy milionë euro në muaj.

I dyti, është sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, cili merr pagë mujore prej 1.9 milionë euro, shkruan Arbresh.info.

Mohamed Salah dhe Casemiro, gjenden në pozitën e tretë, të cilët kanë një pagë mujore prej 1.77 milionë euro.

Ndërsa në pozitën  e 5-të, është Raphael Varane, cili merr pagë 1.72 milionë euro. /Arbresh.info./

Të ngjashme