Një person është gjetur pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbërt në Viti.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes.
“Ju njoftojm se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vrejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbërt në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjeksore. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes.Për rastin është njofuar prokurori i shtetit, dhe i njejti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale’, tha ai./Arbresh.info
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...