Google ADS

Ngjarjet e ditës: 22 mars 2024

08:27 | 22 Mars 2024
R J

Ngjarjet e ditës së sotme.

09:30

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës mban konferencën me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe Kërkimit për Anëtarësim në NATO”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit, USAID dhe OJQ-të KEERC, SHUKOS, shoqëria civile shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujërave dhe Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë. Merr pjesë ministri i MMPH-së Liburn Aliu. (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Prishtinë)

10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon rezultatet e sondazhit me qytetarë lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)

10:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të shpërndajë certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Noterisë. (Amfiteatri, Objekti i ish-Rilindjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) mban një aktivitet me nxënës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit”, Podujevë)

10:00

Me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit, Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë me moton “Po! Se bashku t’i japim fund TB-së!” (Hotel “Emerald”)

10:30

Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë lanson projektin “Sinjalizuesi”. (Hotel “Sirius”)

10:30

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) nënshkruajnë marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës. Merr pjesë ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Qeveria e Kosovës, salla P-38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

13:00

Bordi i ZRRE-së do të mbajë mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRRE) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

14:30-16:00

Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Januzi, Bahtijari dhe Shalës. (Hagë)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme