Google ADS

I shijshëm dhe plot vlera ushqyese, zbuloni vetitë e rrushit të zanave

07:12 | 22 Mars 2024
R J
  1. A keni dëgjuar ndonjëherë për një frut pylli që ngjan si një shalqi i vogël dhe ka shijen e një rrushi të hidhur?

    Po flasim për atë që në latinisht quhet Ribes Uva, e që njihet në Shqipëri si Rrush frëngu, Rrush serezi ose Rrushi i dhelprës.

    Vlerat shëndetësore

    1.Ka pak kalori. Në 100 gramë gjenden 44 kalori. Megjithatë ajo ka nivel të lartë fitokimikatesh veçanërisht flavone dhe anthocianinë. Këto përbërës ofrojnë përfitime të shumta kundër kancerit, plakjes, inflamacionit dhe sëmundjeve neurologji

  2. Është një burim i pasur i Vitaminës C. Ky frut përmban 69% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C (20 herë më shumë se portokalli) dhe për më tepër ato nuk e humbasin vitaminën gjatë proçesit të gatimit. Ndaj, reçeli i këtij fruti vazhdon të mbetet një burim fantastik i vitaminës C.
  3. Përmban antioksidantë. Antioksidantët tek ky frut ngadalësojnë proçesin e plakjes dhe i japin lëkurës shkëlqim.
  4. Forcon sistemin imunitar. Përmban sasi të moderuara të vitaminës A, folatit, acidit pantotenik (vitamin B5 për mbajtjen të shëndetshme të gjendrave) pyridoxine (vitaminë B-6), dhe thiaminë (vitaminë B1). Përmban edhe minerale siç janë: kalciumi (për të parandaluar osteoporozën), magnezi, kaliumi (për të ruajtur ekuilibrin në tensionin e gjakut dhe acideve) bakri, fosfori dhe mangani. Hekuri që gjendet tek ky frut ruan qarkullimin e mirë të gjakut dhe rigjeneron qelizat e kuqe të gjakut.
  5. Mund të parandalojë diabetin duke stimuluar aftësinë e trupit për të prodhuar insulinë.
  6. Mund të ketë vlera kundër kancerit, falë kombinimit të mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve.
  7. Njihet për efektet kundër kollës, temperaturës, dhimbjeve, stresit dhe diaresë.
  8. Përmirëson shëndetin e trurit dhe kujtesën, por edhe shëndetin e sistemit nervor dhe kardiovaskular.

Kuriozitete

  1. Lulet e këtij fruti janë të përshtatshme për pllenim jo vetëm nga insektet por edhe nga era. Lulet mund t’ia dalin edhe vetë duke qenë se pema rrit variantet mashkull dhe femër në të njëjtën kohë.
  2. Rrushi ribes mund të prodhojë fruta dhe të mbijetojë 20 vjet në natyrë. Ai mund të përballojë edhe temperatura të ftohta deri në -35°C.
  3. Të dhënat tregojnë se ky frut është përdorur në Mesjetë për të ulur temperaturën.
  4. Në gjuhën angleze njihet edhe si “fayberries”, pra ‘manaferra e zanave’, në bazë të gojëdhënave sipas të cilave sa herë që ishin në rrezik, zanat fshiheshin pas shkurreve të këtij fruti.
  5. Në fund të shekullit të 18-të, anglezët në pjesën veriore të vendit formuan klubet e rrushit ribes. Vendasit organizonin konkurse për të parë kush kishte rritur frutin më të shijshëm. Kjo periudhë njihet edhe si ‘Çmenduri‘. Rekordi u thye në vitin 1978 kur një kokërr peshonte plot 50 gramë.
  6. Rusët e duan shumë këtë varietet rrushi. Madje një prej shkrimtarëve më të njohur rusë, Anton Çehovi shkroi edhe një novelë për të, në të cilën një nga personazhet ëndërron për shtëpinë e tij ideale në fshat: “Shkurret e këtij fruti nuk krahasohen as me një shtëpi as me një cep romantik”.
  7. Që nga viti 1950, kultivimi i këtij fruti është i paligjshëm në shumicën e Shteteve të Bashkuara, sepse kjo bimë është e ndjeshme ndaj një sëmundje ndryshku që mund të shkaktojë dëme tek pishat e bardha amerikane.

Ky lloj fruti është i shijshëm por edhe plot vlera ushqyese! Nëse keni mundësi mos lini pa e provuar!/AgroWeb.org

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme