9 sekrete për të bërë pazar si një shef kuzhine

07:00 | 22 Mars 2024
R J

Blerja e ushqimeve mund të duket e mërzitshme ndonjëherë, por sipas shefave të kuzhinës, kjo detyrë mund të jetë shumë më efikase dhe madje argëtuese!

Në këtë artikull AgroWeb.org ndan me ju disa këshilla për planifikimin, buxhetin, dhe blerjet në market, thjesht për të përmirësuar përvojën e gatimit në shtëpi. Disa ndryshime në rutinën tuaj mund t’i bëjnë punët më të thjeshta dhe më të këndëshme.

Blini dhe gatuani sipas sezonit

Përpara se të shkoni për Pazar, bëni fillimisht një listë me produktet sezonale dhe përpiquni të zgjidhni nga ajo listë. Perimet e stinës shpesh janë produkte vendase, produkte që nuk kanë ndenjur me muaj në frigorifer.

Përpiqnuni të bëni pazar në tregjet e fermerëve

Aty do të gjeni produkte më cilësore, të nxjerra direkt nga toka dhe më të freskëta se kudo tjetër. Produkte që u japin edhe më tepër shije pjatave tuaja.

Kujdesuni që ushqimet të jenë gjithmonë të freskëta

Ndonjëherë blerja me shumicë mendohet të jetë një zgjidhje ideale, por në të vërtetë blerja me sasi më të vogla është më efektive.

Planifikoni vaktet për javën

Bëni një menu javore, më pas në të përfshini përbërësit që gjenden në raftet e kuzhinë tuaj dhe pjesën tjetër blijeni.

Të ngjashme