Joan Laporta ka folur për ngjarjet aktuale të futbollit. Presidenti i Barcelonës ka siguruar se nuk e ka zili Real Madridin për nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappes.
Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se operacioni nuk është mbyllur ende. Nëse ai arrin në dhomën e zhveshjes së Los Blancos, kjo paraqet një problem të mundshëm.
“A e kam zili Real Madridin për Mbappen? Jo, aspak, aspak. Përveç kësaj, nuk e di nëse do ta bëjnë apo jo. Do të shohim. Nuk kam informacion, vetëm intuitë. Ata kanë një problem atje. Duhet t’i shesin disa lojtar (nëse Mbappe vjen), apo jo? Sepse të dy nuk do të luajnë në të njëjtin vend dhe janë gjithashtu lojtarë shumë të dalluar. Dhe duke folur për shifrat që do të ketë, kjo deformon me siguri dhomën e zhveshjes. Kjo nuk është një dhuratë”, deklaroi Laporta në një intervistë për Mundo Deportivo.
Një tjetër nga temat që trajtoi kreu i klubit katalunas ishte edhe për fanellën. Aktualisht ato për Barcelonën i prodhon Nike, që ka një kontratë deri në vitin 2026, e cila mund të zgjatet deri në vitin 2028 dhe Laporta e ka bërë të qartë se nëse nuk i ofrohet kontrata më e mirë, do të merren me opsione të tjera.
Kur u pyet se gjëja më e lehtë do të ishte të vazhdonte me Nike, përgjigja e tij ishte: “Ndonjëherë gjëja e lehtë nuk është më e mira. Dhe tani ajo që duam është më e mira për Barçën”, vazhdoi ai.
“Tregu po na thotë se Barça vlen më shumë se ajo që kemi në kontratën me Nike”, potencoi ai. Laporta ka siguruar se janë tri opsione të hapura: të vazhdojë me të njëjtën markë, të ndryshojë ose të bëhet Barça prodhuesja e fanellës së saj.
“Kemi qenë 27 me Nike, kemi pasur takime periodike, po bëjmë takime, ata kanë bërë një përpjekje që unë e kam vlerësuar shumë, por kjo nuk mjafton. Tani që jemi në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, çfarë ne nuk mund të bëjmë është të zbresim. Barçës i duhet të ketë kontratën më të mirë në treg. Kontrata që kemi aktualisht nuk është më e mira në treg dhe Barça është klubi që shet më shumë fanella në botë. Duhet të kesh kontratën më të mirë dhe nëse jo, fatmirësisht kemi mundësi të tjera”, ka thënë më tej Laporta. /telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...