Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuuar shumë është trafikimi i narkotikëve, sidomos atyre sintetike.
“Siç e dini Kosova ishte ndër anëtarët e parë të Koalicionit global kundër drogës sintetike dhe kjo temë është diçka që qartë ka zënë vëmendjen e SHBA-së, kemi me mijëra amerikanë që vdesin çdo vit nga droga sintetike dhe nuk duam që kjo të ndodhë këtu andaj punojmë me autoritetet këtu që të parandalojmë problemin në vend se të lejojmë të ndodhë”, tha Robinson në emisionin context.
Ai përmendi se Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit ka zyrat në 90 shtete të botës, ndërsa në Ballkanin Perëndimor janë të përqendruar në disa elemente, por se nuk kanë ballafaqime në baza ditore.
“Do të thosha që shumëçka ndodhë këtu por shumëçka ndodhë edhe në botë. Kam kaluar ditën duke menduar për gjëra si bandat në Haiti, lufta në Ukrainë apo lufta në Lindje të Mesme, edhe këto janë çështje me të cilat ne punojmë dhe nuk e di nëse e dini por, Byroja jona na zyra në 90 shtete të botës dhe në shumë mënyra detyrat edhe të shefit tim, Sekretarit amerikan të Shtetit dhe shefit të tij, presidentit amerikan janë detyra në të cilat duhet të përqendrohemi. Ndërkaq Ballkani Perëndimor, ka elemente në të cilat jemi të përqendruar por nuk është diçka me të cilën ballafaqohemi në baza ditore”, tha Robinson.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve