Google ADS

Vdekja e Jorgo Papingji, reagon Rama: Lamtumirë maestro

20:47 | 21 Mars 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi rama ka reaguar pë vdekjen e Jorgo Papingjit.

“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prefsh ne paqe”, ka shkruar Rama në Facebook.

Poeti i njohur Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta.

Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014. Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme