Kurti priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut, temë diskutimi ishte anëtarsimi në KiE

20:31 | 21 Mars 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut.

Temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri i falënderoi për takimin miqësor mes tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai foli për veprimet që ka ndërmarrë qeveria në tri vitet e fundit të cilat kanë sjellë fryte pozitive e rezultate në përmirësim të sundimit të ligjit, avancim të demokracisë dhe progres socio-ekonomik, progres ky që njihet e faktohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Takimi ofroi mundësi që Kryeministri t’i falënderojë ambasadorët për rolin dhe kontributin e shteteve të tyre në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit të Kosovës si dhe procesin e integrimeve në organizata ndërkombëtare. Në takim, u bisedua edhe rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogut në Bruksel./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme