Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot ia ka dorëzuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit raportin me mbi 600 faqe të rishikimit të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka theksuar se për herë të parë në vend, ka filluar rishikimi përmbajtjesor e shumë dimensional i teksteve shkollore, përcjell Arbresh.info.
Kjo iniciativë, sipas Nagavcit është përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe e dëshmon në mënyrë të paanshme se çfarë përmbajnë tekstet shkollore.
Postimi i plotë:
Jemi më se të lumtur që për herë të parë në vend ka filluar rishikimi përmbajtësor e shumë dimensional i teksteve shkollore – është hera e parë që qeveria jonë është duke ndërtuar politika të qëndrueshme të bazuara në evidencë.
Tekstet shkollore janë faktor i rëndësishëm në ngritjen e cilësisë në arsim dhe shpesh janë burimet e vetme mësimore që përdorin mësimdhënësit dhe nxënësit. Për vite me radhë tekstet janë përcjellë me sfida dhe probleme të shumta, përfshirë aspektin përmbajtësor dhe atë teknik. Është folur shumë për tekste shkollore jo cilësore por askush asnjëherë nuk ka vlerësuar se cila është cilësia e vërtetë e tyre.
Për herë të parë, vitin e kaluar filluam rishikimin përmbajtësor të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasat 1 deri në 9-të. Kjo përzgjedhje është bërë për të adresuar rezultatet e Testit PISA dhe performancën jo të mirë të nxënësve në gjuhë dhe matematikë.
Kjo iniciativë e jona e përkrahur nga Bashkimi Evropian, më në fund po na dëshmon në mënyrë të paanshme se çfarë përmbajnë tekstet shkollore, cila është ndërlidhja e tyre me kurrikulë, çfarë është saktësia e përmbajtjes, cilat janë gabimet, çfarë e si duhet përmirësuar.
Metodologjia dhe instrumentet janë zhvilluar nga ekspertët ndërkombëtarë e vendorë, me përvojë te madhe në fushën e teksteve shkollore dhe kurrikulës.
Këto raporte do të ndahen me autorët e shtëpitë botuese për përmirësim të teksteve. Por padyshim se do të jenë dhe temë diskutimi e opinionit të gjerë. Të gjithë duhet të kuptojnë që tekstet shkollore nuk janë biznes, por përgjegjësi e shenjtë qe e kemi karshi nxënësve tanë.
Si Ministri e Arsimit do të jemi të pakompromis ndaj teksteve që nuk kanë cilësi e nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi se kemi tekste cilësore.
Bashkë me zëvëndësministrin Kelmendi, përfaqësues të projektit, kolegë nga ministria e anëtarë të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore, i dorëzuam sot kryeministrit Kurti raportin mbi 600 faqe të rishkimit të teksteve.
Ligji për tekste shkollore në pritje për t’u miratuar ne Kuvend, e përcakton rishikimin e teksteve shkollore si proces te vazhdueshëm, që vie si reflektim i përditshëm nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit. Për këtë, në mbështetje nga BE jemi duke ngritur kapacitete të mësimdhënësve në të gjithë vendin për rishikim të teksteve shkollore. Nga java e ardhshme MASHTI së bashku me ekipin e projektit do të fillojë trajnimet e mësimdhënësve për rishikim të vazhdueshëm të teksteve shkollore.
Falenderuese për dorëzimin zyrtar të raportit të rishikimit të teksteve shkollore dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë drejtim. Projekti “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor të Mesëm të Ulët” është pjesë e marrëveshjes IPA, dhe jemi të lumtur për përkrahjen në veçanti për tekstet shkollore/Arbresh.info
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...