Dani Alves, i cili u lirua përkohësisht me një garanci prej një milion eurosh këtë të mërkurë , nuk do të mund të dalë sot nga burgu. Mbrojtja e ish-futbollistit nuk e ka bërë pagesën e kësaj shume para afatit (ora 14:00)
Braziliani i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës do të kalojë një natë në burgun Brians 2.
Dani Alves ndodhet në burg që prej 20 janarit 2023, ndaj ka kaluar më shumë se 420 ditë në burg. Këtë të enjte ai do të duhet të flejë përsëri në Brians 2.
Braziliani do të mund të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion eurosh dhe të dorëzojë dy pasaportat e tij (braziliane dhe spanjolle). Pagesa e depozitës mund të bëhet çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në 14:00.
Sipas asaj që raportoi ‘La Vanguardia’ këtë të mërkurë, ish-futbollisti është mbështetur nga Neymar, ish-bashkëlojtari i tij në Barcelonë, PSG dhe skuadrën braziliane, për të dalë nga burgu.
Babai i Neymar do të jetë ai që do të paguajë garancinë prej një milion eurosh për Dani Alves për t’u liruar. Kjo është konfirmuar nga burime pranë ish-futbollistit për gazetën katalanase.
Neymar ka qenë mik i Dani Alves që kur u takuan gjatë kohës së tyre në Barcelonë dhe, nëpërmjet babait të tij, ai do të jetë përgjegjës për pagesën e garancisë, pasi Alves i ka të ngrira llogaritë. /Telegrafi/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...