Sylvinho: Po, Broja dhe Manaj mund të luajnë së bashku

19:07 | 21 Mars 2024
D.H

Sylvinho tha këto fjalë në konferencën për shtypin përpara miqësores Kili-Shqipëri, të premten në “Ennio Tardini” të Parmës.

“Lojtarët e dinë që jemi afër Europianit. Ne jemi të grumbulluar prej tri ditësh, por flasim vetëm për Kilin dhe Suedinë. Nuk janë vetëm miqësore, Kili ka një skuadër të fortë, kanë shumë emra. Ata kanë luajtur në 9 Kupa Bote, ka kaluar të paktën tri herë në çerekfinalet e Botërorit. Një skuadër që është përballur me Kombëtaret e mëdha, janë mësuar me sfida të tilla.

Ndjesi e bukur si amerikano-latin që jam kjo ndeshje ndaj Kilit. Do të jetë kënaqësi të luajmë këtë ndeshje në një stadium të mbushur plot me tifozët shqiptarë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. A mund të luajnë së bashku.

Broja dhe Manaj? Është një moment i veçantë dhe i bukur për ne. Manaj dhe Hoxha për herë të parë me ne, pothuajse hera e dytë për Brojën. Ka ardhur edhe Sherri, i cili ka qenë edhe njëherë tjetër, por nuk ka luajtur. Po, në futboll është gjithçka e mundur.

Broja dhe Manaj kanë karakteristika të ndryshme, do t’i vlerësojmë të dy çdo ditë, por edhe të tjerët. Të gjithë. Nuk është problem për mua t’i aktivizoj të dy bashkë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll”./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme