Reagon DASh-i për takimin mes Daçiqit dhe Lavrovit: Të mos i ofrohet Putinit një platformë për të nxitur agresionin

18:45 | 21 Mars 2024
E.H

Pas vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq në Moskë dhe takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Ne nuk besojmë se ndonjë vend duhet t’i ofrojë zotit Putin një platformë për të promovuar ose justifikuar luftën e tij të vazhdueshme të agresionit kundër Ukrainës,” i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ivica Daçiq ka udhëtuar për në Moskë me ftesë të Lavrovit, për të ndjekur ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve të futbollit të Serbisë dhe Rusisë.

Serbia është kombëtarja e parë evropiane që luan në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Beogradi zyrtar nuk ka respektuar sanksionet e Bashkimit Evropian që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë dhe autoritetet në Serbi nuk i kanë ndërprerë kontaktet me Kremlinin.

Shefi aktual i diplomacisë në Serbi, Ivica Daçiq, mbron publikisht qëndrimin se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, gjë që e detyron Bashkimi Evropian.

Pas takimit, ai në një deklaratë për gazetarët serbë tha se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është një “interes jetik shtetëror shtetëror” për Serbinë.

Daçiq ka falënderuar Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për integritetin territorial dhe sovranitetin dhe çështjen e Kosovës.

“Për ne është me rëndësi jetike të dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit,” tha Daçiç në një deklaratë për gazetarët nga Serbia.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha para takimit se Rusia është e interesuar të “parandalojë krizat e reja” në Ballkan, transmeton Beta.

Siç shtohet, Lavrov i ka thënë Daçiqit se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim për situatën në Ballkan, të cilin e ka vlerësuar si “serioze”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme