Për kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin nuk do të ketë liri.
Edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u liruar nga burgu.
Lidhur me pretendimin për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur, kushtetuesja konstatoi se kjo e drejtë shtrihet jo vetëm mbi të drejtën për të kandiduar, por edhe mbi të drejtën për të ushtruar funksionin publik të besuar nga zgjedhësit.
Gjykata arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të Beleri është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim.
Kushtetuesja ishte shkalla e fundit ku Beleri dorëzoi këtë kërkesë pasi iu refuzua nga gjykata e posaçme dhe apeli i GJKKO.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme me akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.
Vendimi sipas mbrojtjes do të apelohet pasi pretendojnë se gjykata ka zhvilluar një proces të parregullt dhe se i ishte cenuar e drejta për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit të lirisë./tch
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...