Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, lëndohet një person

17:06 | 21 Mars 2024
E.H

Një person ka mbetur i lënduar si pasoj e një aksidenti në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në fshatin Lushtë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Lushte- ka ndodhur një aksident trafiku me lendime e perfshire nje veturë civil me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme