Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Italisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës në ora 20:45.
Skuadra ka mbërritur mesditën e sotme dhe është akomoduar menjëherë në hotel. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se me grupin ka udhëtuar edhe portieri Alen Sherri, i cili është bashkuar mbrëmjen e djeshme me ekipin.
Gjithashtu edhe Etrit Berisha, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë ka udhëtuar me ekipin dhe do të monitorohet nga stafi mjekësor nëse do të mund të rekuperohet për takimin ndaj Suedisë.
Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 19:15 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 18:30./ss
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I