Dita Botërore e Sindromës Down/ Osmani: Secili person meriton të vlerësohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë

14:45 | 21 Mars 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në Ditën Botërore të Sindromës Down ka thënë se secili person vlerëson të respektohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë.

Osmani tha që le të riafirmojmë angazhimin tonë për gjithpërfshirje dhe mbështetje për personat me sindromën Down.

“Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin tonë për gjithpërfshirje dhe mbështetje për personat me sindromën Down. Secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë”, ka shkruar e para e vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme