Ish ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar veprimin e fundit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka fshirë çdo gjurmë të aktiviteteve nga ministrat e tjerë.
Çitaku për Arbresh.info tha se kur kanë larguar imazhin dhe emrin e Hashim Thaçit në ditën e pavarësisë së Kosovës, gjithçka tjetër është e pritshme
Tutje ajo tha se historia e re e Kosovës është e dokumentuar, dhe nuk do të mund ta shlyej, e as ta zhbëjë askush
“Është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të kësaj kaste qeverisëse për të retushuar historinë. Kur largojnë imazhin dhe emrin e Hashim Thaçit në ditën e pavarësisë së Kosovës, gjithçka tjetër është e pritshme. Fatmirësisht, nuk jetojmë në mesjetë. Historia e re e Kosovës është e dokumentuar, dhe nuk do të mund ta shlyej, e as ta zhbëjë askush”, tha Çitaku./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...