Në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore( KFT), Komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Hysen Dreshaj priti në vizitë delegacionin nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) të kryesuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të FARSH gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.
Gjeneral Dreshaj e njoftoi gjeneralin Xhebexhia me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake, gjithashtu diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.
“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...