Rusia kërcënon Francën: Do ju shkatërrojmë, gjelat në gijotinë

11:26 | 21 Mars 2024
K.B

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, komentoi sërish deklaratat e presidentit Macron se Franca mund të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Do të ishte mirë nëse francezët e shqetësuar të dërgonin disa regjimente në Banderaland. Është shumë problematike të fshihet një numër i tillë i personelit ushtarak dhe, për rrjedhojë, çështja e shkatërrimit sistematik të tyre nuk do të jetë detyra më e vështirë, por jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Medvedev në Telegram duke vijuar më tej me paralajmërimet e tij.

”Por sa e dobishme do të ishte! Me kaq shumë arkivole që do t’i dorëzohen Francës nga një vend i huaj dhe i largët, do të jetë e pamundur të fshihet vdekja masive e personelit ushtarak profesionist. Për më tepër, ju nuk mund të gënjeni dhe të thoni se, a, mercenarët zgjedhin vetë fatin e tyre dhe disponojnë të drejtën e tyre për jetë”, shkroi ai më tej.

Medvedev theksoi se shkatërrimi i ushtarëve francezë do të jetë detyra kryesore e ushtrisë ruse.

“Shkatërrimi i tyre do të jetë prioritet dhe detyrë e lavdishme e Forcave tona të Armatosura. Por për gjelat e lidershipit francez kjo do të jetë e barabartë me gijotinë. Dhe do të jetë një mësim i mirë për idiotët e tjerë të shqetësuar në Evropë” thuhej më tej në shkrimin e Medvedev në telegram./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme