Google ADS

Dy persona marrin peng një 14 vjeçar në Tiranë

10:22 | 21 Mars 2024
R J

Dy persona janë arrestuar pasi kanë privuar nga liria një të mitur 14 vjeç.

Sipas policisë, të arrestuarit Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina 36 vjeç, kanë marrë me forcë të miturin dhe e kanë mbajtur peng në automjet, shkruan abcnews.

Shkak për këtë dyshohet se i mituri ka pasur një konflikt me djalin e njërit prej të arrestuarve.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme