Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë se biletat për ndeshjen Shqipëri-Kili do të shiten edhe në pikën fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” në Parma.
Përveçse online, biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme në ora 15:00 deri në 18:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Ennio Tardini”, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa nesër që është edhe dita e ndeshjes, pika e biletarisë fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” do të jetë e hapur nga ora 15:00 deri në 20:30.
Të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin Shqipërinë në ndeshjen miqësore ndaj Kilit, që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në ora 20:45, kanë mundësinë të blenë biletat e tyre në dy mënyra; fizikisht pranë biletarisë në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” dhe online në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili /Arbresh.info./
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I