Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga rasti i cili ka ndodhur dje, ku është përfshirë nga zjarri një automjet i tipit Mercedes GLA me targa të Zvicrës rreth orës 18:40 në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njesitë relevante dhe zjarrfikësit, ku kanë shuar zjarrin.
Nuk raportohet për lëndime, vetëm dëme materiale.
“Fsh. Grazhdanik, Prizren 20.03.2024-18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij me targa Zvicerane papritur ka hetuar tymin dhe posa ka dalë nga automjeti në moment është përfshirë nga zjarri. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Automjeti është djegur në tersi. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...