Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

07:06 | 21 Mars 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00 – 13:00
Drejtoria e Parqeve e Kryeqytetit organizon mbjellje të luleve e drurëve në disa lokacione në Prishtinë:

09:00 – Mbjellja e luleve sezonale në “ishujt” e gjelbër të Parkut të Qytetit me ShFMU “Elena Gjika”

11:00 – Mbjellja e drurëve dhe luleve sezonale në këndin e lodrave në lagjen Kolovicë, me Shkollën e Gjelbër

13:00 – Mbjellja e drurëve dhe luleve sezonale në parkun e Taukbashqes

10:00
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Kabineti i Presidentes)

10:00
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në bashkëpunim me FAO-n, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”. Merr pjesë dhe ministri Faton Peci. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë, Parku i Blinajës)

10:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Gjykata Kushtetuese dhe Shpërblimi i Dëmit: Një interpretim ndryshe”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton harmonizimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative; si dhe Raportin vjetor të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, N204)

13:00
Ndihmës Sekretari Amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, takon përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues. (Pallati i Drejtësisë, D-27)

19:30
Qendra LIBART/ Etea shënon Ditën Ndërkombëtare të Poezisë. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme