Google ADS

Diaz: Gjithmonë do jem mirënjohës ndaj Milanit

23:15 | 20 Mars 2024
D.H

Mesfushori i Real Madrid, Brahim Diaz ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për zgjedhje e fanellës së kombëtares së Marokut.

“Më duhej të vendosja dhe për një kohë të gjatë më treguan dashuri. Unë i kam rrënjët në Marok dhe tani më duhet ta kthej këtë besim në fushë. Megjithatë unë jam shumë mirënjohës ndaj Spanjës, kjo zgjedhje nuk ndryshon asgjë. Kam veshur fanellën e kombëtares së Spanjës dhe dua më të mirën për ta. Vura re shumë dashuri nga njerëzit, ata e respektuan vendimin”-deklaroi ai.

Më tej, mesfushori foli edhe për Real Madrid, ndërsa nuk harroi të theksonte që për rrugëtimin e tij do i jetë gjithmonë mirënjohës Milan-it.

“E thashë tashmë në prezantimin tim, kishte disa oferta, por nuk mbaja mend asnjërën sepse në kokën time kisha vetëm tre opsione: Madrid, Madrid dhe Madrid. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi im. Megjithatë gjithmonë do jem mirënjohës ndaj Milanit”-deklaroi Brahim Diaz.

Diaz deri mw tani ka nwntw gola dhe katwr asistime nw 29 paraqitje me Realin kwtw sezon./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme