Një automjet i tipit Mercedes GLA me targa të Zvicrës është kapluar nga zjarri sot rreth orës 18:40 në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.
Shoferi i automjetit ka raportuar në polici se derisa ishte duke e drejtuar automjetin ka vërejtur erën benzinë dhe pasi ka e ka ndal makinën, është përfshirë nga zjarri duke u djegur tërësisht.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi bëri të ditur se vlera e dëmit është 43,000 franga zvicerane.
“Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qutetar raporton në Polici se përderisa ishte duke ngarë Automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij ku ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment Automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dale policia dhe n zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasojbe zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se demi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti “Incident zjarri””, ka thënë Bytyqi./Arbresh.info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë