Google ADS

Lejson Zeqiri ndëshkon ish-klubin e tij, Bashkimi merr fitore ndaj Prishtinës

21:19 | 20 Mars 2024
D.H

Bashkimi ka arritur të mposht Sigal Prishtinën me rezultat 87-78 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Sezai Surroi’, në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e basketbollit kosovar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 47-43 në të mirë të bardhekaltërve, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo në pjesën e dytë ‘Arpagjikt’ u këndellën dhe shënuan fitoren e radhës.

Më i dalluari për prizrenasit ishte Lejson Zeqiri, ish-lojtari i Prishtinës, i cili realizoi 26 pikë teksa lojë të mirë bëri edhe kapiteni Altin Morina që shtoi edhe 16 sosh.

Kurse për Prishtinën Diamond Stone luajti me double-double prej 21 pikë e 10 kërcime.

Pas kësaj fitore Bashkimi është në kuotën e 11 fitore krahas 15 humbje kurse Sigali ka 15 fitore ndërsa është mposhtur 11 herë.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në play-off për këto dy skuadra./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme