Vitia: Qeveria aprovoi kërkesën për mbulimin e trajtimit mjekësor të protezave për invalidët të luftës

16:30 | 20 Mars 2024
E.H

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen elektronike të qeverisë është aprovuar kërkesa e kësaj ministrie për mbulimi të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes se protezave jashtë institucioneve publike.

Ai tha se është bërë edhe plani i veprimit për ngritje e kapaciteteve në institucionet publike për të ofruar ky shërbim si dhe janë ndarë 2 milion euro për tri vitet e ardhshëm për këtë çështje.

“Sot sa po ka përfunduar para pak kohe një mbledhje e qeverisë në mënyrë elektronike ku janë marrë tre vendime me rendësi, ku në vendimin më të rëndësishëm i cili është marr sot nga kjo mbledhje elektronike është vendimi për aprovimin e kërkesës se Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim të trajtimit mjekësor për personat me status invalid të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtës apo vendosjes së protestave jashtë institucioneve shëndetësore publike ku këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Natyrisht jam shume i lumtur që ky proces më në fund po institunalizohet dhe po kthehet në binar”, tha Vitia.

“Ministria Shëndetësisë tashmë ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e kapaciteteve në qofte ato infrastrukturorë në qofte resurset njerëzore në institucionet shëndetësore publike për me ofruar ky shërbim në të ardhmen. Është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vitet e ardhshme dhe natyrisht ky është hapi pare që po e bëjmë dhe për funksionalizimin e këtij shërbimi në institucionet shëndetësore publike”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ka thënë se me këtë vendim qeveria e Kosovës ka treguar dedikimin e saj për mbrojtjen dhe ndihmën e kategorive më të çmuara të saj.

“Kjo tregon dedikimin e qeverisë së Kosovës për mbrojtjen dhe ndihmën e kategorive më të çmuara, që janë një ndër kategoritë që kanë vënë themelin e shtetit tonë. Edhe pse kjo është kompetencë e MSh-së, neve gjithherë kemi pasur vullnetin për të zgjedhur këtë çështje, prandaj kemi mbështetur institucionin e MSh-së, dhe kemi adresuar këtë kërkesë duke mbështetur ndihmën financiare përmes Fondit shëndetësor. Besojmë se kjo është rruga e duhur për arsyeje se deri më sot nuk e kemi pas një rrugë të tillë, dhe përmes Fondit Shëndetësor do të trajtohen të gjitha kërkesat e invalidëve dhe kategorive të dala nga lufta që kanë nevojë për proteza të tilla”, ka thënë ai./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme