Dioqeza Rashkë-Prizren e Manastiri i Deçanit falënderojnë Dora Bakoyannisin

15:21 | 20 Mars 2024
A Z

Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka bërë të ditur se përfaqësuesi i autorizuar i Manastirit të Deçanit e ka pranuar certifikatën e rregullt kadastrale nga Kadastra Qendrore e Kosovës në Prishtinë me të gjitha pasuritë e Manastirit të Deçanit, duke përfshirë 24 hektarët që i janë njohur manastirit me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2016.

Dioqeza Rashkë-Prizren dhe Manastiri i Deçanit, kanë falënderuar Dora Bakoyannis për ndihmën e saj në këtë çështje.

“Sot, Manastiri i Deçanit ka marrë një ekstrakt nga Kadastra e Kosovës, duke përfshirë tokën ekzistuese dhe 24 ha, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016. Dioqeza dhe Manastiri falënderojnë të veçantë znj. Dora Bakoyannis për ndihmën e saj ”, thuhet në njoftimin e Manastiri i Deçanit të publikuar në platformën ‘X’.

Ndryshe Dora Bakoyannis, ka qenë raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në misionin e saj fakt-mbledhës në Kosovë.

24 hektarët e Manastirit të Deçanit janë regjistruar në Kadastrën e Kosovës

Të ngjashme